​Banorët në Indi ndezin qirinj ‘për të ndriçuar errësirën e koronavirusit’

​Banorët në Indi ndezin qirinj ‘për të ndriçuar errësirën e koronavirusit’

Miliona banorë të Indisë kanë fikur sonte dritat në shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në ballkone dhe pragjet e dyerve me llamba dhe qirinj, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit Narendra Modi për të ‘ndriçuar errësirën e koronavirusit’.

Modi, i cili muajin e kaluar vendosi një ndalim tre-javor të lëvizjes në të gjithë vendin, u ka kërkuar qytetarëve që të fiknin dritat për nëntë minuta në 21.00 të dielën dhe të ndiznin llambat dhe qirinjtë në formë solidariteti, transmeton Reuters.