21:45 / 05.04.2020
Haxhiu apelon për qetësi
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka lavdëruar punën e institucioneve në menaxhimin e situatës së krijuar me koronavirus, si pasoj e të cilit deri më tash janë konfirmuar 145 raste, prej tyre pesë të reja vetëm sot.
Ajo thotë se menaxhimi më i mirë i situatës aktuale është qasja e duhur e qeverisë së bashku me disiplinën e qytetarëve për të shmangur sa më shumë që të jetë e mundur përhapja e kësaj sëmundje që tashmë ka prekur pothuajse të gjithë botën.
Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se qytetarët, partitë e PLAN-it, do t'i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira.























