Komuna ndan pazarin sipas gjinisë: 3 ditë do blejnë gratë, 4 ditë burrat

Komuna ndan pazarin sipas gjinisë: 3 ditë do blejnë gratë, 4 ditë burrat

Komuna e Canonica d`Adda, në provincën e Bergamos, nga 6 Prilli pazari do të mund të bëhet vetëm në bazë të seksit.

Burrat dhe gratë do të duhet të shkojnë ndarazi në supermarkete për të bërë blerje në bazë të ditëve të përcaktuara.

Vendimi i kryetarit, Gianmaria Cerea, u botua pa komente të mëtejshme, në llogarinë zyrtare sociale të Bashkisë, dhe menjëherë ngjalli polemika midis popullatës, të cilët kërkuan arsyen për një vendim të tillë.

Sipas vendimit, gratë do të jenë në gjendje të bëjnë blerje të martën, të enjten dhe të shtunën, ndërsa burrat do të kenë edhe një ditë plus: të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën.

Nga ana tjetër guvernatori i Lombardisë vendosi  detyrimin për maskat, përfshirë edhe shallin si alternativë, për këdo që del nga shtëpia.