Ahmeti merr edhe një vendim për parandalimin e Coronavirusit

Ahmeti merr edhe një vendim për parandalimin e Coronavirusit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në vazhdën e vendimeve për parandalimin e pandemisë, Coronavirus, ka obliguar që të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit.

Statusi i plotë i tij:

Prej sot e deri në përfundim të krizes se pandemisë, si Komunë kemi marr vendim për pikat më poshtë

Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit .

Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore.

Bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi

Nga data 7 Prill 2020, Komuna e Prishtines nuk do te ofron shërbime per qytetare nëse qytetaret NUK JANE TE PAISUR me paisje mbrojtëse (maska dhe doreza).


MË SHUME NGA Nacionale