Francë, marsi 2020 më i nxehtë në histori

Francë, marsi 2020 më i nxehtë në histori

Temperaturat në muajin mars në botë kanë qenë në të njëjtat vlera me ato të vitit 2017 dhe 2019, që bëjnë pjesë mes muajve mars më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, pas rekordit të marsit në vitin 2016, sipas shërbimit evropian, Copernicus mbi ndryshimet klimatike.

“Temperaturat globale kanë qenë në të njëjtin nivel me ato të vitit 2017 dhe 2019, muaj mars të dytë dhe të tretë më të nxehtë”, theksoi sot Copernicus në një komunikatë.

Në Evropë, nëse temperaturat kanë qenë afër ose ose nën mesataret e regjistruara mes viteve 1981 dhe 2010 në perëndim, ato kanë qenë shumë më të larta rreth Detit Balltik dhe në Lindje.

Ato kanë qenë gjithashtu shumë më të lartë se mesatarja në pjesën më të madhe të Rusisë dhe shumë rajone në Azi, në lindje dhe në perëndim të SHBA-së, në Meksikë, në Amerikën Jugore , në Amerikën Qendrore dhe në Australinë Perëndimore “, shpjegon Copernicu-s./atsh/