Astronauti që i kaloi një vit në hapësirë, na këshillon si t’i “mbijetojmë”

Astronauti që i kaloi një vit në hapësirë, na këshillon si t’i “mbijetojmë”

Astronauti i NASA-s, Scott Kelly, i ka kaluar 340 ditë në fluturaken hapësinore ku ka qenë i izoluar nga miqtë dhe familjarët.

Duke marrë parasysh përvojën e tij, nuk ka njeri më adekuat që të na këshillojë se si të kalojmë sa më mirë kohën derisa jemi në izolim për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Më poshtë ju sjellim këshillat e Kelly i cili na mëson se si të ballafaqohemi me problemin e vetmisë.

Në mënyrë të duhur organizoni ditën tuaj

Mundohuni t’i respektoni ato gjëra të cilat mendoni se mund t’ju hyjnë më shumë në punë gjatë tërë ditës dhe të keni kohë të mjaftueshme për gjumë, punë dhe ushtrime. Nëse punoni nga shtëpia, është e rëndësishme të respektoni orarin e punës.

Gjeni një hobi të ri ose rifreskoni ato gjëra që i praktikoni

Kohën duhet ta kaloni edhe me disa hobi. Filloni disa kurse online të gjuhëve të huaja, shfrytëzoni në maksimum kohën e lirë. Apo mësoni të luani në ndonjë instrument muzikor. Ju bën mirë për zhvillimin e trurit dhe madje të jeni edhe më produktiv.

Realizoni video-takime me miqtë dhe familjarët

Është shumë e rëndësishme të jeni në kontakt me më të afërmit tuaj, kur e dini se fizikisht nuk mund t’i shihni. Një sërë hulumtimesh kanë treguar se një gjë e tillë është e mirë për shëndetin mendor dhe ruajtjen e lidhjeve sociale.

“Kurrë nuk e kam humbur mundësinë të realizojë video-thirrje me familjarët dhe miqtë. Më pëlqen shumë kjo pjesë e ditës”, ka shtuar Kelly.