Anija turke "Fatih" nga Mesdheu lundron në Detin e Zi për eksplorim

Anija turke "Fatih" nga Mesdheu lundron në Detin e Zi për eksplorim

Anija me 229 metra gjatësi njihet si anija e parë e këti lloji e prodhuar në Turqi.

Anija turke e shpimit "Fatih", është anija e parë e këtij lloji e prodhuar në Turqi, po lundron nga Mesdheu në Detin e Zi, raporton Anadolu Agency.

Anija mëngjesin e sotëm mbërriti në Stamboll dhe është e ankoruar afër Yenikapisë.

Kompania turke TPAO e përdor këtë anije për eksplorimin e shpimeve, dhe pas përfundimit të misionit në Detin Mesdhe, gjiganti lundrues 229 metra i gjatë futet në një mision kërkimor në Detin e Zi.

Anija nesër pritet të ndalojë në portin e Haydarpasha për t'u përshtatur për detyrën e re, dhe më pas nën Urën "Dëshmorët e 15 Korrikut" në Bosfor të lundojë drejt Detit të Zi.