Hoxhaj: Suhareka po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën nga virusi

Hoxhaj: Suhareka po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën nga virusi

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Suharekë ku ka thënë se situata po menaxhohet shkëlqyeshëm.

Hoxhaj, përmes një postimi bë Facebook, ka treguar se është takuar me kryetarin e kësaj komune Bali Muharremaj dhe me shefin i grupit të asamblistëve të PDK-së, Jeton Rrakaqi.

Edhe pse Suhareka është njëra nga vendet që është prekur nga coronavirusi, Hoxhaj thotë se po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën e krijuar nga pandemia.

Ai, ka ftuar qytetarët e Kosovës të kujdesen për jetën e njëri-tjetrit dhe të respektojnë masat e izolimit.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Vizitova vendlindjen time sot dhe u takova me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Për vizitë na erdhi edhe shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Jeton Rrakaqi.

Edhe pse është njëra nga vendet që është prekur nga coronavirusi, Suhareka po e menaxhon shkëlqyeshëm situatën e krijuar nga pandemia. Ftoj të gjithë bashkëvendasit e mi, por edhe qytetarët në gjithë Kosovën, të kujdesen për jetën e njëri-tjetrit dhe të respektojnë masat e izolimit!

Së bashku, me durim e diciplinë, do t’ia dalim!

Rrini në shtëpi ju lutem!