Hoxha thotë se kjo qeveri nuk ka mandat për të formuar ekip negociator

Hoxha thotë se kjo qeveri nuk ka mandat për të formuar ekip negociator

Pas Presidencës dhe AAK-së, ka reaguar edhe Nisma Socialdemokrate sa i përket planeve të paralajmëruara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për përbërjen e ekipit politik të Kosovës gjatë negociatave me Serbinë.

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “një kryeministër i shkarkuar nuk ka çfarë të mendojë për formimin e Ekipit Negociator për dialog me Serbinë, sepse nuk ka mandat pas rrëzimit të Qeverisë nga Kuvendi me 2/3 e deputetëve”.