Haziri falënderon diasporën për ndihmën e dhënë në ballafaqimin me Covid-19

Haziri falënderon diasporën për ndihmën e dhënë në ballafaqimin me Covid-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar diasporën në këtë qytet për mbështetjën që kanë dhënë në përballimin me pandeminë Covid-19.

“Impresive mbështetja e gjeneratës së tretë të gurbetçarëve për ta përballuar pandeminë #Covid19”.

“Mirënjohje deri në gjunjëzim për kontributin e baballarëve e gjyshërve të tyre, tash e pesë dekada. Kontribuoni secili me mundësitë tuaja. Për një magje e sofër të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Haziri në Facebook.