Xhafer Tahiri viziton Smrekonicën, merr disa masa të reja

Xhafer Tahiri viziton Smrekonicën, merr disa masa të reja

Një nga komunat më të prekura nga koronavirusi është edhe Vushtrria. Sipas IKSHPK-së njëzet e një (21) raste kanë rezultuar pozitiv deri më tani nga kjo pjesë.

Ndërsa, përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari Xhafer Tahiri, ka vizituar sot fshatin Smrekonicë, nga edhe janë banorët e infektuar, transmeton Indeksonline.

Ai madje ka thënë se nga nesër do të kemi një ekip mjekësor nga QKMF në orar të caktuar, në objektin e shkollës, ndërsa për nevoja jo emergjente mjekësore secili qytetar mund të thërras në numrin pa pagesë 194.

Ky është postimi i plotë:

E kuptojmë që karantina nuk është masë e lehtë por është e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

Sot vizitova fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës u njoftova me gjendjen në fshat. Nga nesër do të kemi një ekip mjekësor nga QKMF në orar të caktuar, në objektin e shkollës, ndërsa për nevoja jo emergjente mjekësore secili qytetar mund të thërras në numrin pa pagesë 194, ky numër ka qenë në shërbim gjithnje nga fillimi i krizës Covid 19. Barnatorja kujdestare do të furizojë 1 herë në ditë për nevoja të banorëve.
Rastet sociale do të ndihmohen nga Shtabi Emergjent Komunal sipas propozimit të Keshilit të Fshatit.

Dje kemi dezinfektuar të gjitha objektet publike në fshat (xhaminë, dyqanet, shkollën etj) ndërsa ditë më parë Kryqi i Kuq komunal ka ndihmuar me 30 pako ushqimore.

Pa panik, me kujdes, bashkë do ta fitojmë edhe këtë betejë #rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin