16:45 / 10.04.2020
Dezinfektohen banesat kolektive dhe pastrohen rrugët në Kamenicë
Ka vazhduar pastrimi i rrugëve kryesore të Kamenicës, nga kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e tyre.
Krahas pastrimit të rrugëve, është bërë edhe dezinfektimi i banesave kolektive në Kamenicë.
Të gjitha këto masa preventive janë duke u bërë për të parandaluar dhe për t’u mbrojtur nga virusi SARS-CoV-2.
“Ne kujdesemi për ju, ju kujdesuni për vetën dhe familjen tuaj duke qëndruar në shtëpi!”, ka njoftuar Komuna e Kamenicës.























