Këshilli i Kryetarëve të Komunave reagon ndaj deklaratave të Zogjanit
BKT
Kosovë

Këshilli i Kryetarëve të Komunave reagon ndaj deklaratave të Zogjanit

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës ka reagur ndaj zëvendësministrit Avni Zogjani, sipas tyre për sulmet drejtuar Kryetarit të Malishevës, duke i konsideruar ato të pabaza dhe të ketë një kërkim falje ndaj këtij të fundit.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës - sulmet e zv.Ministrit Avni Zogjani ndaj Kryetarit të Komunës së Malishevës janë të pa baza dhe të papërgjegjshme, të kërkojë falje ndaj Kryetarit Begaj

Në disa medie elektornike por edhe në një debat në Radio Televizionin e Kosovës, zv.Ministri në detyrë i Infrastrukturës z. Avni Zogjani, pa të drejtë ka sulmuar Kryetarin e Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj lidhur me përhapjen e pandemisë COVID-19 në qytetin e Malishevës. 
Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës shprehin solidaritetin e tyre me Kryetarin e Malishevës z. Ragip Begaj dhe me qytetarët e Malishevës. Reagimet dhe cilësimet e Zv.Ministrit në detyrë ndaj një Kryetari të zgjedhur të Komunës i gjykojmë të gabuara, pa bazë dhe të dëmshme në këto kohra pandemie. Aq më tepër kur kryetarët e të gjitha Komunave të Kosovës pa dallim po bëjnë punë të madhe në parandalimin e përhapjes së Coronavirus duke qenë dera e parë shtetit për çdo hallë të qytetarëve. 
Zv.Ministri Zogjani duhet menjëherë të kërkojë falje, Kryetarit të Malishevës z. Ragip Begaj në të kundërtën, kërkojmë nga Kryeministri Albin Kurti të marrë masa ndaj zv.Minstrit të papërgjegjshëm Avni Zogjani.

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës


MË SHUME NGA Kosovë