Përkujtohen të rënët e 13 prillit në Doganaj
BKT
Kosovë

Përkujtohen të rënët e 13 prillit në Doganaj

Ndonëse jo si zakonishit, në këtë kohë pandemie, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë me 13 prill 1999 në Doganaj.

Kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë bënë homazhe tek vendi i rënies “ Te Ura” në Doganaj për të vazhduar më pas me homazhe tek kompleksi memorial i Varrezave të Dëshmorëve.

Kryetari Ilazi tha se  të rënët për liri kanë vendin e merituar në historinë e Kosovës sepse falë tyre ne sot jemi të lirë për të punuar e vepruar. Në këtë ditë janë përkujtuar dëshmorët:  Ramadan Xhokli e Isen Elezi , martirët Rrahman Lama , Brahim Lama ,  Habib  Lama , Jakup Caka , Mahmut Caka , Ilir Caka , Sabri Salijaj , Kemajl Salijaj , Izahir Salijaj , Nazmi Elezi , Vesel Elezi , Qemajl Deda dhe Shyqeri Halili . 
Po në këtë datë u përkujtua edhe  dëshmori Shaban Elezi i rënë pak ditë më vonë  si dhe dëshmorët Naim Beka , Agim Matoshi dhe Avni Shehu.
Aktivitetet përkujtimore këtë vit po shënohen më zbehtë për shkak të pandemisë COVID 19.


MË SHUME NGA Kosovë