22:23 / 15.04.2020
Komuna e Ferizajt me apel të veçantë për qytetarët: Rrini në shtëpi
Komuna e Ferizajt apelon qytetarët e kësaj komune të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën personale, duke thënë se vetizolimi e zbatimi i masave mbrojtëse është e vetmja zgjidhje për të evituar çdo mundësi fataliteti nga përhapja masive e koronavirusit.
Apeli i Komunës së Ferizajt vjen pas publikimit të rezultateve të IKSHPK-së për 36 raste të reja në nivel të vendit, nëntë prej tyre nga Komuna e Ferizajt: katër në Ferizaj, katër raste në Talinoc dhe një në Mirash.























