23:15 / 15.04.2020
Arrin në 18 numri i të shëruarve në Malishevë
Bazuar në të dhënat zyrtare nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në vend, numri i të shëruarve nga koronavirusi në Komunën e Malishevës ka arritur në 18 persona, pasi sonte është konfirmuar edhe një person tjetër.
Sonte është shënuar edhe një rast i prekur me COVID-19, me të cilin bilanci i përgjithshëm në Komunën e Malishevës arrin në 70, prej tyre një i vdekur.























