23:40 / 15.04.2020
Ramosaj thotë se në Deçan nuk asnjë të prekur me COVID-19
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka demantuar sonte pohimet për një qytetar të prekur me koronavirus në këtë komunë.
Ai përmes një statusi në Facebook ka siguruar qytetarët dhe mediat se ende nuk ka asnjë rast në Deçan.
“Rasti nga Lëbusha, është rast i cili ka ardhur nga jashtë shtetit i karantinuar në konvikt, të cilës i dëshiroj shërim të shpejtë si gjithë të tjerëve. Deçani ende nuk ka të infektuar me COVID 19”, ka shkruar Ramosaj.























