Podujevë: Djeg mbeturina, zjarri përfshin pyllin
BKT
Kosovë

Podujevë: Djeg mbeturina, zjarri përfshin pyllin

Në fshatin Llaushë të Podujevës një person ka informuar policinë se pylli i tij është përfshirë në zjarr. Sipas ankuesit, janë djegur rreth tre hektarë pyll.

Njësia policore ka shoqëruar një person të dyshuar, i cili ka deklaruar se zjarri ka ardhur si pasojë e djegies së disa mbeturinave dhe më pas zjarri ka përfshirë pyllin e ankuesit.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kosovë