Ahmeti e sheh gjendjen e qetë në Prishtinë
BKT
Kosovë

Ahmeti e sheh gjendjen e qetë në Prishtinë

Gjatë ditës sotme në Prishtinë pritet të testohen 10 deri 15 persona si të dyshuar për Covid 19.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti gjatë të shpërndarjes së disa pakove ushqimore.

“Sot e kemi një listë të re testimeve që na ka dërguar IKShP ne do të bëjmë punën tonë. Zakonisht po janë nga 10-15 që ne të marrim një strisho në tendat e QKMF-së”, tha

Ahmeti tha se nuk pret që në dy tri ditët e ardhshme Prishtina të ketë probleme me pandominë.

Por kjo sipas tij nuk do të thotë të relaksohemi.

“Nuk pres që të kemi probleme sot ose nesër. Po kjo nuk thotë se duhet të relaksohemi”


MË SHUME NGA Kosovë