Kryetari Ilazi takon Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës
BKT
Kosovë

Kryetari Ilazi takon Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra takuan Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj Kolonel Emin Beqiri, ndërsa prezantoi edhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Halim Shehu.

Në takim u diskutua me theks të veçantë në zbatimin e masave të reja të kufizimit të lëvizjes me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë së Koronavirusit. Kryetari Ilazi tha se situata në Komunën e Kaçanikut është duke u menaxhuar mirë, ndërsa tha se tri vetura zyrtare të Komunës do të jenë në dispozicion të policisë për kryerjen e shërbimeve të nevojshme operacionale.

Ndërsa Komandanti i Policisë Rajonale në Ferizaj Kolonel Emin Beqiri falenderoi Kryetarin Ilazi për punën dhe përkushtimin e tij për parandalimin e virusit në Komunën e Kaçanikut, ndërsa ofroi bashkëpunim të plotë për tejkalimin e kësaj situate.

 


MË SHUME NGA Kosovë