20:59 / 16.04.2020
Vushtrri, dalin negative 10 raste të dyshuara me Covid-19
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se të gjitha 10 testet e kryera sot të qytetarëve të kësaj komune nga IKSHPK për koronavirus kanë rezultuar negative.
Ai përmes një statusi në Facebook fton qytetarët e Vushtrrisë që të zbatojnë me përpikëri masat e institucioneve shëndetësore për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID-19.
“Pas vështirësisë vjen lehtësimi. Ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujde su për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus”, ka shkruar Tahiri.























