23:47 / 16.04.2020
Dy policë nga Suhareka me koronavirus
Në Kosovë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 449.
Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë identifikuar edhe 26 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 449 numrin e përgjithshëm.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga katër rastet e reja me koronavirus sot në Suharekë, dy prej tyre janë policë.
“Sot janë kryer 16 mostra nga Suhareka, 4 prej tyre janë raste kontakt, 2 janë të reja – njëri është në fshatin Likosh dhe tjetri është në fshatin Krushicë e Poshtme. Pra, në Suharekë janë 22 raste gjithsej, ku fatkeqësisht njëri ka ndërruar jetë dhe tjetrit është shëruar”.
“Dy rastet e reja janë punonjës të Policisë së Kosovës”, tha Muharremaj në Klan Kosova.























