11:32 / 17.04.2020
Artisti i famshëm pikturon “rrëmujën e minjve” në banjën e shtëpisë së tij
Bllokimi i coronavirusit i ka mobilizuar njerëzit në mbarë botën të eksperimentojnë në shtëpitë e tyre.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, artisti i njohur i rrugës, Banksey, është njëri prej tyre, i cili transferoi punën e tij brenda kornizave të shtëpisë.


“Gruaja ime e urren kur punoj nga shtëpia”, postoi Banksy në Instagram të mërkurën, bashkangjitur me një grup pamje të minjve të ilustruar në banjën e tij.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, kjo vepër artistike paraqet rrëmujën e minjve pasi “pushtojnë banjën e një shtëpie”.

























