13:37 / 17.04.2020
Shtabi Emergjent furnizon me Paisje mbrojtëse QKMF-në e Komunën e Kaçanikut
Shtabi Emergjent Komunal për Parandalimin e COVID 19, ka ndarë fond të veçantë për furnizim me pajisje mbrojtëse për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik si dhe Komunën e Kaçanikut.
Gjatë vizitës që i bëri Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë Diana Reka, furnizuan QKMF-në me pajisje mbrojtëse si maska, dorëza, mjete dezinfektuese etj.
Në këtë takim u konfirmua se ky institucion shëndetësor është mirë i pajisur me masa mbrojtëse dhe është në gjendje gadishmërie për punë dhe përkushtim. QKMF- në ditëve të fundit është ndihmuar nga shumë donatorë e individ të ndryshëm, ndërsa sot është ndihmuar me maska mbrojtëse nga qytetari Idriz Zeneli.























