UÇK-ja krenaria më e madhe e kombit shqiptar
BKT
Kosovë

UÇK-ja krenaria më e madhe e kombit shqiptar

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se UÇK-ja është krenaria dhe vlera më e madhe e kombit shqiptar që nga koha e Skenderbeut.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, lidhur me  akuzat e shtuar ndaj UÇK-së shkruan’’ UÇK është krenaria dhe vlera më e madhe e kombit shqiptar që nga koha e Skenderbeut. "Kundër UÇK-së ka pas para gjatë dhe pas lufte, por kryesisht nga ata që ishin me bindje se kundër Serbisë jemi të pafuqishëm. Serbia është fuqi e pa mposhtur dhe nga disa se nëse shkon Serbia ne vdesin pa bukë e gjer tjera. Por jo vetëm kaq UÇK-ja është ushtria e parë e popullit shiptar kundër Serbisë. Sepse ka pas ushtri edhe më herët, por kështu me këtë mision për herë të parë dhe pa të do ishim ende të okupuar. Bashkëpunëtorët e Serbisë e Rusisë e shumë të tjerë ishin aktiv edhe gjatë luftës dhe pas luftës kundër UÇK-së, janë edhe sot, të cilët marrin fonde për të çrrënjosje  e vlerave të saja e këta mbi 70% janë në mesin tonë që punojë .Edhe sot kundër edhe shtetit të Kosovës. Ka shumë gojëdhëna sa ishin ushtarë a 20 -40 a 60 mijë unë mendoj si ishin mbi 100 mijë me gjithë ata që kontribuuan për çlirimin e Kosovës e që meritojnë trajtim dinjitoz, por ata që ishin në front duhet të kenë pagën se paku 1000 euro në muaj ashtu siç i ka Kroacia e BeH. Në Kosovë është turp i madh që disa ushtarë të UÇK-së nuk kanë as kushte elementare për jetë e disa mundohen edhe atë vlerë me ju marrë. Në Serbi ende kanë pensione të larta ushtarët e 1945 e lërë me ata të viti 1999 që janë në lista mbi 150 mijë me paga të ushtarit aktiv të ditës së sotme, tha ai.


MË SHUME NGA Kosovë