Zhvarroset trupi i 39-vjeçares nga Istogu që dyshohej se vdiq nga Covid-19
BKT
Kosovë

Zhvarroset trupi i 39-vjeçares nga Istogu që dyshohej se vdiq nga Covid-19

Në prezencë të familjarëve, para pak orëve është zhvarrosur trupi i Sevdije Kuklecit, e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë siç është raportuar nga virusi Covid-19. Familja dyshon se Sevdije Kukleci ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

“Sot është zhvarrosur trupi i S. Kukleci me kërkesë të familjes, pasi ata dyshojnë në arsyen e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni. Ju e dini që janë bërë testet për 20 familjarët dhe personat e kontaktit më të, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ. Po ashtu, sot janë bërë teste edhe për personat më të largët”, ka deklaruar Osmanaj.


MË SHUME NGA Kosovë