Futet në karantinë fshati Pjetërshticë i Komunës së Shtimes
Fshati Pjetërshticë i Komunës së Shtimes është do të futet në karantinë.
Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi Komuna e Shtimes, ku thuhet se pasi rezultuan pozitiv 9 banorë nga Pjetërshtica dhe 1 nga fshati Vojnoc, sot është thirrur mbledhja urgjente e Shtabit Emergjent të Shtimes për të marrë masat dhe përgjigjen ndaj kësaj situate.
“Kryetari i Komunës, Naim Ismajli komunikoi para të pranishmëve Vendimin e miratuar nga Ministria, IKShPK dhe Komuna e Shtimes për të karantinuar fshatin Pjetërshticë”.
““Banorët nuk duhet të ndihen të shqetësuar me marrjen e vendimit, mirëpo këtë duhet ta konsiderojnë si mbrojtje ndaj shëndetit të tyre” tha kryetari Ismajli. Po ashtu ai përmendi edhe shtroi kërkesën për identifikimin dhe marrjen e sa më shumë mostrave nga fshatrat që kanë rezultuar pozitiv””, thuhet në këtë njoftim.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka udhëhequr sot Mbledhjen Emergjente të Shtabit Emergjent Komunal. Në këtë takim morën pjesë një pjesë e anëtarëve të SHEK, kryesuesja e Kuvendit, Medina Brahaj, nënkryetari i Komunës, Rrahman Jakupi, Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Emin Beqiri, drejtoresha rajonale e IKShPK-së, Sevdije Mehmeti, zv.komandanti i Policisë së Kosovës në Shtime, Bekim Jakupaj, zyrtari Policor, Skender Ramusaj, drejtori i DSHPS, Labinot Beqa, drejtoresha e QKMF-së, Mirditë Qeriqi, këshilltarja e Kuvendit, doktoresha Zarife Rexhaj etj.























