Futet në karantinë familja në Zabel të Ulët të Drenasit
BKT
Kosovë

Futet në karantinë familja në Zabel të Ulët të Drenasit

Pas shfaqjes së rastit të parë me infeksionin COVID-19 në fshatin Zabel i Ulët, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci ka thirrur mbledhje Shtabin Emergjent dhe Qendrën Operative Emergjente, ku kanë diskutuar lidhur me masat e nevojshme që duhet të merren.

Në këtë mbledhje është marr vendim që shtëpia e familjes në Zabel të Ulët të futet në karantinë sipas udhëzimeve edhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

E infektuara vuan edhe nga sëmundjet tjera përcjellëse dhe familja e saj nuk ka pasur kontakte me të tjerët, për shkak të frikës se e njëjta mund të infektohet me virusin.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare i ka marr të gjitha masat e nevojshme për familjen e izoluar dhe në bashkëpunim edhe me IKPSH-në janë duke bërë identifikimin e personave kontakt me të infektuarën me COVID-19.

Kryetari i Komunës në Drenas, Ramiz Lladrovci edhe një herë ju bënë apel të gjithë qytetarëve të komunës që të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të IKPSH-së, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të evitojnë daljet pa nevojë. ​


MË SHUME NGA Kosovë