Drenas, nesër do të ndahen 210 pako për familjet në nevojë
BKT
Kosovë

Drenas, nesër do të ndahen 210 pako për familjet në nevojë

Komuna e Drenasit nesër prej orës 8:30 do të bëjë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në fshattrat Tërstenik 1 dhe 2, Vërboc e Shtuticë.

“Familjet përfituese janë përzgjedhur nga administratorët e këtyre vendbanimeve në bashkëpunim me kryesinë e fshatrave. Prandaj ftohen administratorët e këtyre fshatrave dhe familjet përfituese që janë të njoftuara nga administratorët, që nesër (e hënë) të dalin për t’i pranuar pakot në shkollat e fshatrave “- njofton Komuna e Drenasit.

“Kryetari Lladrovci, falënderon të gjithë administratorët për bashkëpunimin dhe punën që po e bëjnë për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga pandemia globale e COVID-19. Njëherit fton për përgjegjësi gjatë përpilimit të listave, pasi që i gjithë autoriteti për të vendosur se cila familje të jetë përfituese, është e tyre në bashkëpunim me kryesitë e fshatrave që janë edhe nënshtabe lokale, pra ndihma të orientohet aty ku është e nevojshme sipas prioritetit të radhës “.

Gjatë ndarjes së këtyre pakove, do të jetë edhe Komisioni i caktuar për monitorimin e ndarjes së pakove nga Qendra për Punë Sociale.

Kujtojmë që deri më tani, nga mjetet buxhetore të komunës dhe donatorëve janë ndarë mbi 1 mijë 200 pako ushqimore-higjienike, ndërsa të gjitha familjet që janë në asistencë sociale, para disa ditësh janë furnizuar me nga një thes me miell të 25 kilogramë, pra gjithsej janë ndarë 27 mijë e 500 kg me miell, donacion nga bizneset.

Nga fillimi i kësaj jave që po hyjmë, Komuna e Drenasit do të ndajë edhe 2 mijë pako ushqimore-higjienike për familjet në nevojë, nga buxheti i komunës i ndarë në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës. ​


MË SHUME NGA Kosovë