15:47 / 20.04.2020
Kastrati: Presidenti të mandatojë kandidatin nga LDK-ja
Për këtë javë presidenti i Kosovës ka paralajmëruar se do të marrë veprime që do të qojnë në lëvizje për të krijuar qeverinë e re.
Politologu Ardian Kastrati tha për RTK se sinjali që ka ardhur nga SHBA, duhet të merret seriozisht nga Kosova.
Ai tha për RTK se nuk pret ndonjë problem mes LDK dhe AAK për koalicionin e ri.
Sipas tij presidenti duhet të mandatojë për kryeministër kandidatin nga LDK.
"Ai duhet sa më shpejt të mandatoj emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK. Deri ka fillimi i majit duhet të kemi qeverinë e re", tha ai.
Kastrati vlerësoi se Kurti po mundohet të kthej figurën e tij nga një majtist në burrështetas. "Mbrapa të këtij lloj transplanti, gjendet figura e vërtetë e Kurtit" , tha ai.























