Kaçanik, asnjë rast me Covid - kërkohet respektimi i rregullave të IKSHP-së
BKT
Kosovë

Kaçanik, asnjë rast me Covid - kërkohet respektimi i rregullave të IKSHP-së

Shtabi Komunal për Parandalimin e pandemisë COVID 19, ka mbajtur takimin e radhës të udhëhequr nga Kryesuesi i këtij shtabi - Kryetari i Komunës Besim Ilazi. Në këtë takim u bë e ditur edhe njëherë se deri më tani nuk ka asnjë rast me këtë virus në Komunën e Kaçanikut.

Kryetari Ilazi konfirmoi se javën që lamë pas dy mostra ( Rast kontakti) janë përcjellur për analizë në IKSHP, por fatmirësisht kanë rezultuar negativ. Në këtë takim e pranishme ishte edhe Doktoresha Sevdije Mehmeti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, e cila pa nga afër gjendjen në këtë komunë.

Doktoresha Mehmeti, kërkoi nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e IKSHP-së në mënyrë që edhe më tutje të mos kemi raste të COVID në Komunën e Kaçanikut, ndërsa kërkoi që të mos ndjehemi komod, por në vazhdimësi të marrim masat mbrojtëse për të parandaluar këtë virus. Në këtë takim edhe një herë u shpreh brenga për gjendjen e rëndë ekonomike në komunën tonë, ku shumë biznese private kanë ndaluar veprimtaritë e tyre biznesore shkaku i këtij virusi.

Ndërkohë drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Sinan Zeneli bëri të ditur se nga Komuna e Kaçanikut janë pranuar pajisje mbrojtëse në vlerë mbi 12 mijë euro, ndërsa QKMF në Kaçanik është ndihmuar edhe nga donator të tjerë, të cilët i falenderoj përzemërsisht për solidaritetin e treguar në këtë kohë pandemie.

Drejtori Zeneli poashtu njoftoi se që nga muaji janar janë mbajtur ligjërata për parandalimin e virusit e poashtu edhe në shkolla. Në takim u kërkua respektim strikt i masave të Ministrisë së Shëndetësisë sepse në të kundërtën parashihen ndëshkime për të gjithë ata që shkelin rregullat. Poashtu u kërkua që të ndiqen me kujdes rekomandimet e Institutit Kombëtarë për Shëndetësi Publike, siç është mbajtja e distancës, përdorimi i maskave dhe dorëzave etj.


MË SHUME NGA Kosovë