08:51 / 22.04.2020
Në Ditën e Tokës mbillen fidanë në lagjen Lakrishtë në kryeqytet
Sot shënohet Dita e Tokës. E këtë ditë Komuna e Prishtinës do të shënojë duke mbjellë fidane të reja në lagjen Lakrishtë, në hapësirën në mes të objektit të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe banesave kolektive në lagje. (Ora 12:00).
50 vite më parë, më 22 prill të vitit 1970, veprimtarë dhe shtete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, organizuan një mbrëmje vallëzimi për nder të planetit tonë dhe e quajtën ”Dita e Tokës”.
Kështu, për të parën herë, ngrihej shqetësimi për problemet e mjedisit. Në Avenunë e Pestë të New Yorkut me këtë rast u zhvillua një paradë dy-orëshe.























