11:37 / 22.04.2020
Publikojnë fotografi të vjetra nga pushimet: Arrestohen nga policia
Garry dhe Jaz Mott, nga qyteti i Victorias në Australi janë arrestuar nga policia, pasi kanë publikuar fotografi të vjetra nga pushimet e tyre.
Autoritetet australiane menduan se çifti kanë shkaur tani në pushime dhe kanë shkelur rregullat e karantinës.
Vetëm pasi më vonë u vërtetua se fotot e postuara në mediat sociale ishin të vitit të kaluar, ata u liruan nga policia.
Garry dhe Jaz Mott, ndanë disa fotografi më 5 prill nga shtëpia, të një udhëtimi në vitin 2019, duke bërë që policët t’i vijnë tek dera katër ditë më vonë. /GazetaMetro/























