Qentë po trajnohen që të nuhasin Covid-19
BKT
   Kuriozitete

Qentë po trajnohen që të nuhasin Covid-19

A munden qentë të zbulojnë Covid-19? Një organizatë humanitare britanike beson se po dhe ka filluar me trajnimin e qenve që të nuhasin koronavirusin pas diagnostikimit të suksesshëm paraprak.

Organizata Medical Detection Dogs, e formuar në vitin 2008 për të mprehur shqisën e mprehtë të nuhatjes tek qentë për të zbuluar sëmundjet njerëzore, ka nisur projektin e ri muajin e kaluar.

Trajnimi intensiv po kryhet në Milton Keynes në Angli ku qentë ushtrohen të nuhasin mostra të virusit, dhe nëse ka indikacione se ka indikacione se kanë zbuluar shpërblehen me një dhuratë.

Kjo qasje bazohet në besimin se çdo sëmundje nxit një kundërmimi të veçantë, që qentë kanë aftësinë unike ta nuhasin.

Kjo organizatë më parë ka punuar me qenë për të detektuar kancer, sëmundjen e Parkinsonm, si dhe infeksione bakteriale duke shfrytëzuar mostra e marra nga pacientët.

Kjo organizatë po punon me Shkollën Londineze të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale dhe Universitetin e Durham në Angli- i njëjti ekip që punoi në projektin që zbuloi se qentë mund të trajnohen të zbulojnë malarjen.

Ky ekip pretendon se mund t’i trajnojnë qentë në një periudhë gjashtë javore për të ndihmuar me një ‘mjet diagnostikues jo invasiv e të shpejtë’.

Qentë mund të detektojnë ndryshime delikate të temperaturës së lëkurës, që i bën potencialisht të dobishëm në zbulimin nëse personi ka ethe. 

Sipas këtij ekipi qentë mund të dërgohen në aeroport për të identifikuar njerëzit që bartin virusin nëse dalin të suksesshëm në trajnim.