11:32 / 23.04.2020
Inspekcioni rrënon shtëpinë gërmadhë në rrugën “Ibrahim Lutfiu”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pavarësisht menaxhimit të pandemisë, komuna po vazhdon t’i ruan qytetarët edhe nga rreziqet tjera.
Ahmeti bëri të ditur se Drejtoria e Inspekcionit rrënoi shtëpinë gërmadhë në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, e cila paraqiste rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth.
Njoftimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Pavarësisht se vëmendja dhe angazhimi kryesor është përballë pandemisë, detyra jonë është që t’i ruajmë qytetarët edhe nga rreziqet e tjera.
Sot, Drejtoria e Inspekcionit rrënoi shtëpinë gërmadhë në rr. “Ibrahim Lutfiu”, e cila paraqiste rrezik për kalimtarët dhe banorët përreth.























