Gjobë të majme 22 vjeçarit, doli nga karantina 30 minuta më herët
BKT
   Kuriozitete

Gjobë të majme 22 vjeçarit, doli nga karantina 30 minuta më herët

Një 22 vjeçar është vënë nën akuzë nga autoritetet në Singapor pasi la ambientet e karantinës ku po qëndronte 30 minuta më herët.

Tay Chun Hsien ishte urdhëruar të qëndronte i izoluar në banesën e tij deri më datë 22 prill në mesditë, por tashmë akuzohet se në orën 11:30 nuk ka qenë aty.

Nuk dihen arsyet se pse ai është izoluar apo ku vajti pasi doli nga shtëpia, por autoritetet në Singapor prej disa javësh po urdhërojnë dhe kontaktet e rasteve të konfirmuara me koronavirus të qëndrojnë në shtëpi dhe i kontrollojnë ata me thirrje video në kohë të ndryshme.

Tay, i cili tashmë është akuzuar në bazë të Aktit të Sëmundjeve Infektuese tregon se ka për qëllim ta shpallë fajtor veten. Nëse ai dënohet rrezikon 6 muaj burg ose 7 mijë dollarë gjobë.