Familja Gashi bën apel për ndihmë
Mesatarja e numrit të familjeve që përfitojnë asistencë sociale në Kosovë sillet nga deri në 25 mijë, derisa gjendja e tyre për shkak të pandemisë është rënduar edhe më shumë.
Familja shtatë anëtarësh e Sylbije Gashit e cila jeton në Fushë Kosovë, përveç gjendjes së rëndë ekonomike e mungesës së shtëpisë, po përballet edhe me probleme shëndetësore.
Kryefamiljarja Sylbije Gashi e cila jeton në një banesë të huaj me burrin dhe pesë fëmijët e saj, po përballet me kushte shumë të rënda ekonomike. Familja shtatëanëtarësh e Sylbijes jeton vetëm me ndihmë të socialit që e përfiton nga shteti, derisa nga data 28 prill u është kërkuar ta lirojnë edhe banesën të cilën ua kishte huazuar një qytetar për gjashtë muaj.
“Burri prej diabetit është nuk mundet me ecë, nuk e mbajnë këmbët. Unë fëmijët e vegjël nuk punojmë asnjëri. Kemi kërkuar ndihma por e kemi marrë vetëm një social. Tash pasi ta lirojmë banesën vetëm do të dalim në rrugë, nuk kemi ku të shkojmë”, ka thënë Gashi.
Zonja Sylbije thotë se para se të vendosen në Fushë Kosovë për banim, kanë jetuar në shtëpinë e tyre në fshatin Llabjan të Artanës, por nga e cila thotë se janë larguar për shkak të lagështisë dhe mykut që është krijuar në të. Për më tepër, Gashi thotë se nga lagështia në shtëpi, dy fëmijë iu kanë sëmurë nga “Bronhitisi”.
“Djalin edhe çikën e katërt një muaj i kam pas në spital, kur jam kthyer fëmija kishin vdekë urie pasi që burri nuk ka mundur të kujdeset për ta”, ka shtuar Gashi.
Gashi e cila jeton me 5 fëmijët e moshës nga 1 deri në 5 vjet afër çerdhes publike në Fushë Kosovë, e që nga 28 prilli do të mbes edhe pa atë strehë, ka bërë apel për ndihmë. Të gjithë ata që kanë mundësi t’ua bëjnë një zgjidhje vendbanimi, apo edhe t’i ndihmojnë me pako ushqimore mund të lajmërohen në numrin e saj kontaktues: 044 421 507.


























