18:42 / 26.04.2020
Peja në ditën e parë pas hyrjes në karantinë - foto
Komuna e Pejës ka hyrë në karantinë për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19.
Në këtë komunë deri mbrëmë janë regjistruar gjithsej 49 raste, prej tyre një i vdekur.
Kryetari Gazmend Muhaxheri në llogarinë e tij në Facebook ka postuar fotografi të qytetit, ku shihen rrugët e zbrazëta.

























