09:59 / 27.04.2020
Koronavirusi po shëron natyrën: Shihen shumë balena dhe delfinë në Adriatik
Në detin Adriatik janë parë balena dhe delfinë, pamje kjo që nuk ishte parë moti, dhe e gjithë kjo në këtë kohë pandemi kur edhe natyra ka gjetur qetësi përderisa njerëzit janë nëpër shtëpitë e tyre, duke luftuar këtë virus.
Hrvoje Cizmek, biolog detar ka thënë se të shohësh kaq shumë delfinë dhe balena në Adriatik është kaq e rrallë dhe kaq e bukur njëkohësitsht.
Biologu Cizmek nga shoqëria e eksploruesve detarë kroatë, ‘20,000 Liga’, ka thënë për Birn se pandemia po e shëron natyrën në përgjithësi.
“Në këtë periudhë pandemie, po ndodhin disa ‘gjëra të mira. Këto gjëra të mira nuk kanë të bëjnë me njerëzit, por kryesisht me natyrën. Flitet shumë për uljen e sasisë së oksideve të azotit në atmosferë”, ka thënë ai.























