Numri i personave të prekur nëpër komuna
BKT
Kosovë

Numri i personave të prekur nëpër komuna

Në Komunën e Prizrenit janë 58 raste, ndërsa në Komunën e Vitisë 49.

35 persona me coronavirus janë konfirmuar në Mitrovicën e Veriut.

Në Komunën e Suharekës janë 35 raste pozitive me COVID-19, në Komunën e Kamenicës 34 raste, në Komunën e Vushtrrisë 24 raste, në Komunën e Zveçanit 22 raste, në Komunën e Zubin Potokut 20 raste, në Komunën e Shtimes 18 raste, në Komunën e Gjakovës 16 raste, në Komunën e Lipjanit 15 raste, në Komunën e Leposaviqit 14 raste, përcjell Telegrafi.

Numër më të vogël të personave të infektuar me coronavirus deri tani kanë komuna e Podujevës, Istogut, Hani i Elezit, Fushë Kosovës, Kaçanikut, Skenderajt, Klinës, Deçanit, Dragashit, Drenasit dhe Obiliqit.

 

Në Podujevë 11 raste, në Istog 8 raste, në Han të Elezit 7 raste, në Fushë Kosovë dhe Kaçanik nga 7 raste, në Skenderaj 6 raste, në Klinë 5 raste, në Deçan dhe në Dragash nga 3 raste, në Drenas 2 raste dhe 1 rast në Obiliq.

Ndryshe, nga 15 prilli kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, ku qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 90 minuta brenda ditës .Këto masa do të jenë në fuqi deri më 4 maj.


MË SHUME NGA Kosovë