12:48 / 28.04.2020
Këshilli i Bashkësisë Islame në Kaçanik dhuron 50 pako ushqimore
Shtabi Emergjent Komunal për parandalimin e COVID 19, ka pranuar një donacion prej 50 pakove ushqimore për familjet skamnore.
Me këtë rast Kryetari i Komunës Besim Ilazi, pranoi këto pako ushqimore nga Kryetari i KBI-së në Kaçanik Fidaim Fazliu, të cilin e falenderoi për këtë donacion.
Kryetari Ilazi tha se të gjitha ndihmat po ndahen për familjet nevojtare, në koordinim të plotë me administratorët e fshatrave dhe lagjeve urbane, ndërsa falenderoi të gjithë ata që ndihmuan në forma të ndryshme qytetarët dhe institucionet shëndetësore.























