Fillon asfaltimi i rrugës në Strimnicë të Zhelinës – Sejdiu: Punë, jo fjalë
Ka filluar asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit Strimnicë të Zhelinës. Këtë e njoftoi vetë i pari i kësaj komune, Blerim Sejdiu i cili sot kishte dalë në terren për të inspektuar punimet.
Shtrimi i rrugës në fshatin Strimnicë u pritë mjaftë mirë nga banorët e kësaj ane të cilët sot dolën për të parë punimet dhe për tu takuar me kreun e Komunës Blerim Sejdiun.
Komuna e Zhelinës në këtë mandat ka realizuar një sërë projektesh duke filluar nga rikonsturimi i shkollave, shtrimi dhe asfaltimi i rrugëve e deri tek dezinfektimi i rrugëve të të gjithë komunës në këtë kohë pandemie, transmeton gazetaexpress.
Kryetari i Komunës së Zhelinës në fund të postimit të tij ka shkruar ai është i fokusuar në punë dhe vepra e jo fjalë.
Në vazhdim keni postimin e plotë të Sejdiut:























