​Numri i të prekurve me COVID-19 në Malishevë arrin në 76
BKT
Kosovë

​Numri i të prekurve me COVID-19 në Malishevë arrin në 76

Pas disa ditë të zero rasteve, në Komunën e Malishevës janë regjistruar raste të reja.

Tri rastet e reja të konfirmuara sonte nga IKSHPK-ja në Komunën e Malishevës janë persona me kontakt.

Nënkryetari Hajdin Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat mbrojtëse dhe udhëzimet e IKSHP-së.

“Tri rastet e sotme janë raste kontakti, por pavarësisht kësaj, ju bëj thirrje të qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm edhe më tutje, t’i respektojnë udhëzimet për masat mbrojtëse, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të përhapjes së koronavirusit”, ka thënë Berisha.

Numri i të prekurve me COVID-19 në Komunën e Malishevës arrin në 76, prej tyre 57 të shëruar dhe një me përfundim fatal, ndërkohë që në shërim e sipër janë edhe 17 persona.


MË SHUME NGA Kosovë