Kryetari Gashi priti në takim zëvendësministrin e Brendshëm Bajram Gecaj
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim zëvendësministrin në detyrë të Punëve të Brendshme Bajram Gecaj, të cilin e njoftoi në lidhje me situatën në këtë komunë gjatë pandemisë COVID-19 dhe masat e ndërmarra nga shtabi emergjent për menaxhimin e kësaj situate.
Kryetari Gashi ka vlerësuar lart punën e jashtëzakonshme të Stacionit Policor të Obiliqit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
“Secili anëtar i shtabit po tregon angazhimin maksimal në luftimin dhe parandalimin e këtij armiku të padukshëm dhe për fat të mirë situata në Obiliq po vazhdon të jetë e qetë dhe stabile”, tha ai.
Ndërsa, zëvendësministri Gecaj ka përgëzuar kryetarin Gashi për punën dhe angazhimin e bërë gjatë kësaj pandemie globale.
Kryetari Gashi bashkë me zëvendësministrin Gecaj vizituan Stacionin Policor të Obiliqit, ku nga komandanti Sejdi Zeqiri, nga i cili u njoftuan për angazhimin e pjesëtarëve të këtij stacioni policor në implementimin e Planeve Operative sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës.























