07:15 / 01.05.2020
Ahmeti për 1 majin: Mos u nisni në Gërmi, mos ta prishim në fund
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë në parkun e Gërmisë për festën e 1 Majit, për Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se sot nuk është shënuar asnjë raste pozitiv me Covid-19.
“Mos u nisni për 1 maj në Gërmi se nuk lejohet. Mos ta prishim në fund”, ka shkruar Ahmeti.























