Thirrje Publike për pagesë të faturës së mbeturinave
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A-Prishtinë, që nga rasti i I-rë me Covid 19 në Kosovë ka përfillur gjitha vendimet e Qeverisë se Republikës se Kosovës. Në këto vendime është paraparë edhe pezullimi apo shtyerja e gjitha pagesave duke përfshirë këtu edhe pezullimin e faturës se mbeturinave, pavarësisht faktit qe Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë nuk u përfshi në pakot emergjente të Qeverisë së Republikës se Kosovës.
Duke pasur parasysh qe Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë është kompani publike me vetëfinancim, që nënkupton qe të hyrat e mjeteve financiare i siguron vet përmes inkasantëve, mos pagesa e faturave te mbeturinave gjatë periudhës se pandemisë ka dëmtuar financiarisht buxhetin e kompanisë duke vështirësuar kryerjen e shërbimit.
Prandaj, me lehtësimin e masave te lëvizjes se qytetarëve nga sot me dt. 04.05.2020 bëjmë thirrje publike për gjithë klientëve e Kompanisë “Pastrimi”, të kryejnë pagesat e tyre te faturave te mbeturinave ose në te kundërtën do të kemi probleme financiare te pa përballueshme.
Dhe, si rezultat i kësaj, nëse këto fatura nuk paguhen, kompania jonë do te ballafaqohet probleme të mëdha financiare e që do të pamundësojnë kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.
Prandaj, publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarët që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturave te mbeturinave, në mënyre që ne t’a kemi më lehtë kryerjen e shërbimin te mbeturinave në këtë kohe pandemie, ose ne te kundërtën ne do të kemi shpenzime te mëdha dhe do të jetë e pa përballueshme për kompaninë kostoja e shpenzimeve operative që është e domosdoshme ne kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.
Ndryshe, Kompania “Pastrimi”, gjatë gjithë kohës se pandemisë ka kryer shërbimin e largimit te mbeturinave gjatë 24 orëve duke mos u ndalur asnjëherë te vetme dhe duke qenë çdo here te rrezikuar nga Covid 19.























