Misioni i stacionit hapsinor kinez has në pengesë në rrugën e kthimit

Misioni i stacionit hapsinor kinez has në pengesë në rrugën e kthimit

Versioni testues i kapsulës i kthimit të mallrave i dërguar në hapësirë të martën, u ballafaqua me `mosfunksionim të panjohur`, njoftoi Agjencia Kineze e Hapësirës.

Një ditë pasi Kina dërgoi në hapësirë ​​një version testues të kapsulës së kthimit të mallrave për stacionin e saj të ardhshëm hapësinor, ajo hasi në një "mosfunksionim të panjohur", njoftuan të mërkurën mediat kineze, transmeton Anadolu Agency.

Sipas "Daily Global Times", Agjencia Kineze e Hapësirës njoftoi se kapsula "pësoi një dështim gjatë rikthimit të saj në tokë për shkak të një mosfunksionimi të panjohur".

Raketa e transportuese më moderne dhe me dizajn special, Long March-5B, pati një fluturim të suksesshëm të martën, duke sinjalizuar një epokë të re për ndërtimin e projekteve hapësinore, përfshirë stacionin hapësinor.

Raketa e madhe me ngjyrë të bardhë u lançua nga Qendra Hapësirore Wenchang në bregdetin e krahinës jugore kineze të ishullit Hainan në orën 6:00 të mëngjesit. (ora 10:00 sipas kohës të Evropës Qendrore).

"Shkaku i mosfunksionimit është duke u hetuar", tha agjencia.

Kina planifikon të përurojë stacionin e saj të madh modular hapësinor këtë vit, i cili do të vendoset në orbitë të ulët. Do të jetë afërsisht një e pesta e masës së Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe i përmasave të stacionit hapësinor jashtë përdorimit të Rusisë, "Mir".