Gjilani me shkallë të lartë të përmirësimit të situatës me Covid-19
BKT
Kosovë

Gjilani me shkallë të lartë të përmirësimit të situatës me Covid-19

Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan kundër përhapjes së Covid-19, ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit në këtë komunë, duke konstatuar se ka shkallë të lartë të përmirësimit.

Kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka asnjë pacient me tretman në Klinikë, duke shtuar se 21 pacientë janë në vetizolim.

“Kjo është arritur fal angazhimit të institucioneve komunale, regjionale, përfshirë edhe KBI-në dhe komunitetet tjera fetare. Nga 51 rastet e infeksionit, 2 kanë ndërruar jetë, 21 janë në vetizolim, ndërkaq të tjerët janë shëruar plotësisht”, ka thënë Haziri.

Haziri beson që rezultatet për testet e sotme të dalin sipas pritjeve, në mënyrë që infeksioni të ulet në pikën zero, teksa ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë ta respektojnë orarin e qarkullimit dhe masat kundër përhapjes së koronavirusit. 


MË SHUME NGA Kosovë