Kina do të matë sërish lartësinë e Malit Everest

Kina do të matë sërish lartësinë e Malit Everest

Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) Kina më 12 mars ndaloi ngjitjet nga kufiri i saj në Malin Everest.

Një grup aplinistësh kinezë ka filluar udhëtimin drejt ngjitjes në majë për të matur lartësinë e Malit Everest, maja më lartë në botë, transmeton Anadolu Agency.

Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Xinhua, një grup prej 30 personash i përbërë nga alpinistë profesionistë dhe ekspertë të matjeve të Ministrisë së Burimeve Natyrore, është nisur nga kampi kryesor në anën e Kinës të malit i cili ndodhet në kufirin Nepal-Kinë.

Që nga fillimi i prillit grupi ka kryer punime për përshtatjen me lartësinë e lartë në kampin krysesor, ndërsa synon të ngjitet në majën e malit në fund të muajit në rast se kushtet atmosferike do të jenë të përshtatshme.

Kur grupi të arrijë në majë, ata do të përpiqen të kryejnë matje të ndjeshme të majës me ndihmën e aparateve dhe pajisjeve të tilla si Sistemi i Pozcionimit Global (GPS) dhe gravimetër që mat gravitetin.

Kina më parë dërgoi në Everest grupe zbuluese për të bërë matjet e ndjeshme të lartësisë në majë në vitet 1975 dhe në 2005. Në atë periudhë lartësia e malit u mat përkatësisht 8.843 metra e 13 centimetra dhe 8.844 metra e 43 centimetra.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) Kina më 12 mars ndaloi ngjitjet nga kufiri i saj në Malin Everest.