Turqi, sekuestrohen 70 monedha nga epoka romake

Turqi, sekuestrohen 70 monedha nga epoka romake

Në provincën Sanliufra u arrestuan 9 të dyshuar për kontrabandë.

Forcat turke të sigurisë sot sekuestruan monedha bronzi të epokës romake, në provincën juglindore të Turqisë, Sanliurfa, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency.

Rreth 70 monedha të epokës romake u gjetën në një automjet që u ndalua nga forcat e xhandarmërisë në rrethin Akcakale.

Gjithashtu u sekuestruan edhe rreth 1.500 pako cigaresh të kontrabanduara nga 6 kamionë në qark. Nëntë të dyshuar u arrestuan gjatë këtij operacioni.

Në Akcakale ndodhet vendkalimi kufitar me qytetin Tell Abyad të Sirisë.